Piramida e Tiranës është kthyer në një nga pikat më atraktive në kryeqytet, si për vendasit ashtu edhe për turistë të shumtë që zgjedhin ta vizitojnë atë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë disa pamje spektakolare të kapura gjatë orëve të mbrëmjes, ku duket piramida e cila gëlon nga vizitorë të shumtë.
Pamjet janë shpërndarë në Story, edhe nga moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani.
Ajo shkruan se është shumë e lumtur që po i rikthehet jeta vendit ku ajo ruan disa prej kujtimeve të saj më të bukura.
“Shumë e lumtur që po i rikthehet jeta një vendi ku ruaj disa prej kujtimeve më të bukura që kur isha fëmijë”, ka shkruar moderatorja.
Piramida është hapur për t’u kthyer në qendrën më të madhe rajonale në vend për inovacionin! Ajo është kthyer gjithashtu edhe në një stacion të turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin përpara saj.
Diskutime rreth kësaj post