Damian Gjiknuri nuk do të jetë më numri dy i Partisë Socialiste. Edi Rama e shkarkoi si Sekretar të Përgjithshëm në sy të Asamblesë Kombëtare.
Në vend të Gjiknurit, Rama komandoi si Sekretar të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin, deri në vjeshtë kur do të thirret Kongresi i partisë për një reformim të thellë, siç tha vetë kryetari i saj.
Edi Rama nuk bëri ndryshime në qeveri, por caktoi në krye të grupit parlamentar Bledi Çuçin. Një ndërrim kokë më kokë i karrigeve me Taulant Ballën.
Rama nuk ndërroi as krerët politikë të qarqeve, ndërsa kritikoi deputetët për pjesëmarrje të ulët në debatet parlamentare.
Kryesocialisti ju kërkoi kryebashkiakëve të punojnë ndershëm për të mos përfunduar në SPAK. Në mbledhje nuk foli askush veç kryeministrit.
Teksa largohej nga takimi, Rama nuk foli për median, pas një Asambleje e cila si rrallëherë u bë e mbyllur tërësisht.
Diskutime rreth kësaj post