Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar parashikojnë rritje të çmimit të grurit për shkak të luftës në Ukrainë. Largimi i Rusisë nga marrëveshja për transportin e Grurit Ukrainës, pritet të ketë ndikim direkt në çmimin e drithërave.
Shefi ekonomik i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Pierre-Olivi Guerencha, parashikon shtrenjtim të produkteve, në rast se shumica e vendeve nuk marrin masa alternative dhe nuk hapin rrugën detare për grurin e Ukrainës.
Përfaqësuesi i FMN thotë se Ukraina prodhon një sasi të konsiderueshme gruri dhe furnizon tregjet kryesore të botës.
“Pezullimi i marrëveshjes për eksportin e grurit nga Ukraina do të ndikojë në rritjen e çmimeve. Jemi ende duke bërë parashikime sesa do të rriten çmimet, por ne mendojmë se çmimi i drithërave do të rritet me 10 deri në 15 përqind në shkallë globale”, tha Pierre-Olivi Guerencha
Situata me çmimet e ushqimeve pritet të përkeqësohet pas vendimit të një tjetër shteti eksportues. India ka deklaruar se do të shkurtojë me 40 përqind furnizimet me oriz. Një vendim i tillë ka efekte të menjëhershme në tregun Amerikan dhe atë Aziatik. India furnizon me oriz 40 % të tregut global.
Diskutime rreth kësaj post