Analisti Frrok Çupi thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka kontakte familjare me ministrat e tij, ndryshe nga krerët e mëparshme të qeverive në vend. Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se Rama i shkarkon ministrat kur do.
“Një gjë e mirë është se kryeministri nuk ka asnjë kontakt familjar me ministrat. Domethënë, nuk ka sëmundjet e qeverive që kemi kaluar, ku ministri, gruan e ka shoqe me vajzën e kryeministrit, gruan e ka shoqe me gruan e kryeministrit, nuk e heq dot nga puna, nuk e shkarkon dot, bashkëpunon në korrupsion, etj. Kjo është gjëja që e bën të guximshme këtë asamble dhe kryeministrin në këtë asamble.
Një gjë që duhet të mbajmë parasysh, është që grupimi i ministrave ndihet i lodhur, një pjesë e ministrave të qeverisë Rama. Kështu që, ndryshimet në çdo rrethanë janë të domosdoshme.”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post