Pak orë pasi Gazment Bardhi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të penguar zgjjedhjet për kreun e partisë në 29 korrik, ka ardhur lëvizja e Lulzim Bashës.
Mbështetësit e Bashës në PD vendosën që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë.
Ky vendim erdhi pas propozimit të bërë nga 1/5 e anëtarësisë.
Ky hap i mbështetësve të Bashës në kryesinë e PD-së vjen, pasi një grup deputetësh i kërkuan Gazment Bardhit që të ndalë zgjedhjet për kryetar në 29 korrik për shkak se sipas tyre rrezikohet përçarja e partisë.
Diskutime rreth kësaj post