Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkon që përgjegjësit për zjarrvëniet e qëllimshme të vihen para përgjegjësisë.
“Na rezulton që të paktën për rastin e Fierit dhe të Vlorës, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, kjo do të thotë se policia duhet të bëjë detyrën sa I përket evidentimit të personave të përfshirë dhe ndalimin dhe nuk e fsheh edhe kërkesën publike drejtuar prokurorisë për dënime ekzemplare të gjithëkujt që tenton të përfshihet në këto zjarrvënie,” tha Balla.
Këto deklaratat Balla i bëri në Kukës, ku u prezantua prefekti i ri i qarkut atje.
Ministri gjithashtu zotohet të dërgojë së shpejti një urdhër në mbarë territorin për Bashkitë dhe drejtoritë e policisë, për të ediventuar dhe sinjalizuar me tabela çdo vend të rrezikshëm në territorin tonë.
Diskutime rreth kësaj post