Kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’ për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha ,u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.
“Të vijnë sa më shumë në votime të votojnë në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre më të mirë Do të ketë edhe më shumë se herën e parë”,- tha Hoxha.
I pyetur në lidhje me akuzat e Veliaj se po bën pazare për zgjedhjet, Hoxha tha se këto janë mashtrimet të kryebashkiakut të Tiranës.
“E kam sqaruar janë mashtrime të pastra të Erion Veliajt! Erioni është mësuar me fiq dhe me demagogji, por nuk i ec në Rrogozhinë. Në Rrogozhinë do të marrë përgjigjen që nuk i dha Belind Këlliçi në Tiranë”,- tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post