Një shqiptar i ka dhënë fund jetës në në paraburgimin e Departamentit të Policisë në Kalkidë, mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të premten, ku i burgosuri me origjinë shqiptare është gjetur i varur me çarçaf brenda qelisë nga efektivët e policisë.
Menjëherë është njoftuar autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar në Spitalin e Kalkidës ku ka konstatuar vdekjen.
Ndërkohë, deri më tani nuk ka detaje në lidhje me identitetin dhe shkaqet që e çuan shqiptarin të ndërmerrte këtë akt.
Diskutime rreth kësaj post