Me kampionin e karatesë, kryeministri Edi Rama mbyll podcastin online “Flasim” të nisur si eksperiment në prill të këtij viti, ku episodin e parë e nisi më 8 prill në ‘Facebook’ kur në studio foli me shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Çalja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët kishin marrë edhe gradën kolonel.
Kryeministri Rama e shfrytëzoi këtë format të ri komunikimi, si mënyrë të re për të shkuar tek elektorati i tyre në prang të fushatës elektorale që do të niste për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023
Dhe eksperimenti social ka rezultuar i suksesshëm, pasi videot e podcastit morën mijëra vieës ndërsa të ftuar ishin personalitete të njohura të botës së artit, kulturës, sportit dhe jo vetëm.
Në podkastin e sotëm ai u përshëndet me të gjithë ndjekësit e tij, duke paralajmëruar se do të rikthehet në shtator “Flasim”
“Nuk jam aq i mirë sa dukem nga larg, po nuk jam as aq i keq sa thonë ata që nuk më njohin nga afër. Shihemi në sezonin e ardhshëm, në muajin shtator!”, tha Rama.
Marrja e rolit të ‘gazetarit’ të kryeministrit Rama u pa me skepticizëm nga eksertët e medias.
Pjesë nga biseda”
Alvin Karaqi: “Faleminderit juve së pari për ftesën dhe për kohën. Për mua, edhe familja, edhe e dashura, por edhe unë vetë e kuptoj që ky eveniment që ka ndodhur dhe kjo medalje ka ndryshuar pak të paktën këto muajt e ardhshëm të jetës sime dhe normale që kam mirëkuptim në këtë aspekt dhe nuk është që unë nuk po toleroj diçka, por unë po e bëj me shumë, shumë qejf sidomos takimin me ju, kryeministër. Doja ta përmendja shumë se i mbetet pikë dhe nënës, nëna është shumë fans i juaji dhe ajo ka qenë personi më i gëzuar, edhe më shumë se unë që unë do të jem sot mysafiri jot dhe e përshëndes shumë”.
Edi Rama: “Me siguri prindërit e tu janë krenarë dhe nuk kanë nevojë që të shtoj gjë.
Nënës do m’i bësh shumë të fala dhe unë po i drejtohem dhe po i them, nuk jam aq i mirë sa dukem nga larg, po nuk jam as aq i keq sa thonë ata që nuk më njohin nga afër.
Shumë faleminderit! Ky ishte kampioni më i freskët i Shqipërisë, Alvin Karaqi.
Shihemi në sezonin e ardhshëm, në muajin shtator”.
Diskutime rreth kësaj post