Këngëtari i njohur , Ricky Martin ka dhuruar një performancë spektakolare gjatë mbrëmjes së djeshme në sheshin “Skënderbej”.
‘Pupuu çfarë turpi’, Aleksandër Gjoka ironizon keq Dafina Zeqirin: Hajde live, hajde!
Artisti i cili ka kënduar për publikun këngët e tij më të njohura si ‘Livin la vida loca’ apo ‘Un, dos, teres, Maria’, shprehu dashurinë dhe vlerësimin e madh për vendin tonë, duke e cilësuar si një ‘vend të bekuar’, teksa premtoi se kjo nuk do të ishte hera e fundit që do të vinte në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq, pasi gjatë performancës së tij, Ricky foli shqip duke i thënë të gjithë publikut: “Ju dua Tirana”.
Një ndër momentet më emocionuese të koncertit ishte kur një fans i artistit i dhuroi atij flamurin ‘kuq e zi’, të cilin Ricky e mori në skenë duke e mbështjellë rreth vetes, teksa nuk la pas pa bërë dhe simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.
Diskutime rreth kësaj post