“Sfidoj qeverinë, mazhorancën nëse inceneratori i Elbasanit punon pas 14 Majit, jap dorëheqjen”, ka qenë kjo deklaratë e deputetit demokrat Dashnor Sula që ka sjellë reagimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij, Balla i ka thënë Sulës që të mos e djegë mandatin kot, ose të shkojë ta djegë nesër, teksa ka shtuar se në impantin e mbetjeve në Elbasan do të digjen 90 ton mbeturina.
Dashnor Sula: “Çfarë duhet të ndodhë më shumë në këtë vend se rasti i fundit i inceneratorëve, për të cilin ju keni votuar opozitën gjatë 2-3 viteve. Ideatori, inskenuesi dhe njeriu që ka ngritur këtë skemë, ishte Arben Ahmetaj si ministër i Financave që përgatiste skemën. I keni bërë që të keni para për blerjen e votave. I përdorni këtë para të inceneratorëve që financojnë mediat që të mos flasin. Ju duhet t’i mbyllni dhe gojën e opozitës vetëm e vetëm për të mos denoncuar skandalet. Kjo skemë është e qartë si drita e diellit. Unë si deputet i qarkut të Elbasanit, sfidoj qeverinë, mazhorancën nëse inceneratori i Elbasanit punon pas 14 Majit, jap dorëheqjen. Punoi vetëm 2 javë para votimeve sepse për t’i hedhur sy të gjithë shqiptarëve dhe votuesve sepse nuk punon inceneratori i Elbasanit. Arben Ahmetaj u tregua burrë i zgjuar që iku sepse ai është tmerri juaj tani dhe do të vijë dita kur ai të denoncojë të gjitha. Do vijë dita kur të gjithë do të jepni llogari kush ka futur duart tek inceneratorët” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post