Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se edhe profesionistët e tjerë njësoj si mjekët do të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian sepse në këto vende është rritur kërkesa.
Ndërkohë sipas tij, kriza e mjekëve nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.
“Kriza e profesionistëve në sektorin e shëndetësisë ka përfshirë tashmë gjithë Europën. Në krizë për mjekë janë Italia, Gjermania, Spanja, Franca, Britania e Madhe. Spitalet e Europës i gjen me 10-20% mjekë vendas, janë mbushur me mjekë të ardhur nga Azia, nga Afrika, nga Europa Lindore, ky padyshim nuk është problem shqiptar dhe kush mendon që është problem shqiptar e ka shumë gabim. Sot Gjermania është në krizë më të madhe se Shqipëria për mungesë mjekësh dhe prandaj kanë joshur tregun e vendeve të varfra si Shqipëria apo si Azia, si Afrika, me paga të larta me qëllim që të përballojnë krizën e tyre,” – u shpreh Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post