Një grup zhytësish italian patën fatin të shihnin të gjallë dhe të preknin Peshkun “Remo”, një nga kafshët më të rralla në planet si peshku kockor më i madh në botë, ai arrin deri në 11 metra.
Ky ishte një rast i pazakontë, sepse peshqit “Remo” zakonisht jetojnë në thellësi ekstreme, të paarritshme për zhytësit.
Sipas legjendës, peshqit Remo janë në gjendje të parashikojnë tërmete dhe cunami.
Natyrisht nuk ka asnjë provë shkencore në lidhje me këtë, por shikimi i këtij ekzemplari shumë të rrallë peshku në detin Tajvanez përfaqëson një ogur të keq për popullatën vendase.
Remo u pikas dhe u fotografua nga instruktori i zhytjes Wang Cheng-ru gjatë një zhytjeje pranë bregut.
Diskutime rreth kësaj post