Ylli i muzikës latine Ricky Martin është mahnitur nga shqiptarët teksa po qëndron për koncertin që do të mbajë nesër. E ndërsa për koncertin premton spektakël për adhuruesit e tij, ylli latin ka promovuar Shqipërinë tek mbi 18 milion ndjekësit e tij në Instagram nga e gjithë bota.
Ai e cilëson Shqipërinë si “Tokën e Shqiponjave” dhe thekson se është një nga vendet më miqësore që ka vizituar ndonjëherë.
“Shqiptarët janë tepër miqësorë. Një nga gjërat më të mira të udhëtimit në Tokën e Shqiponjave është se kudo që të shkoni, nga kryeqyteti në riviera, nga malet në qytetet historike, do të jeni të mirëpritur nga vendasit. Shqipëria është një nga vendet më miqësore që do të vizitoni ndonjëherë“-shkruan Ricky Martin.
Ylli i muzikës do të performojë për herë të parë në Tiranë më 20 korrik, ndërsa duket se po përfiton nga koha për të vizituar qytetet shqiptare. Më herët Martin ishte në Durrës, nga ku postoi një foto në Instagram.
Diskutime rreth kësaj post