Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të vizitojë Shqipërinë më 23 korrik, me ftesë të homologut shqiptar, Bajram Begaj.
Pendarovski do të vizitojë komunat e Pustecit dhe Pogradecit.
“Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të dielën, më 23 korrik do të qëndrojë për një vizitë pune njëditore në Republikën e Shqipërisë. Pendarovski gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, ndërsa vizita është me ftesë të presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj. Sipas agjendës, Pendarovski do të vizitojë komunat e Pustecit dhe Pogradecit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës së Maqedonisë së Veriut.
Diskutime rreth kësaj post