I nxehti që ka “pushtuar” gjithë Europën, ka shkaktuar probleme të mëdha në infrastrukturën spitalore, sidomos në Itali, ku është shënuar një rritje e mprehtë të numrit të njerëzve që kërkojnë trajtim urgjent për shkak të nxehtësisë, ndërsa vala e të nxehtit vazhdon të godasë vendin, me temperaturat në Romë duke shënuar një rekord të ri.
Disa spitale kanë raportuar një rritje prej 20-25% të numrit të pacientëve në njësitë e urgjencës me dehidrim ose sëmundje të tjera të shkaktuara nga ekspozimi i tepërt në diell.
Temperaturat në Romë arritën në 41.8C të marten, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 40.7C të vendosur në qershor 2022. Siçilia shënoi rreth 41C dhe një rekord i lartë prej 45C u vendos në Sardenjë.
Në Napoli, spitali Cardarelli tha se 231 pacientë kërkuan kujdes urgjent në 24 orët e fundit, ekuivalenti i një pacienti çdo gjashtë minuta dhe numri më i lartë ditor që nga pandemia e koronavirusit në vitin 2020.
Shumica e pacientëve ishin të moshuar, por atje kishte njerëz të të gjitha moshave, përfshirë turistë.
“Ne po përjetojmë një moment jashtëzakonisht kritik,” tha Antonio d’Amore, drejtori i përgjithshëm i spitalit. Nga ata që u shtruan të hënën, 2% ishin në gjendje të rëndë dhe 38% në gjendje mesatarisht kritike.
Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka vënë 23 qytete, duke përfshirë Romën, Firencen, Bolonjën, Barin, Catania, Cagliari, Palermo dhe Torino, në alarm të kuq, një masë që do të thotë se nxehtësia është aq intensive që konsiderohet të jetë një kërcënim për shëndetin e të gjithë popullatës, jo vetëm fëmijëve dhe të moshuarve.
Ministria u bëri thirrje njerëzve të shmangin daljen jashtë gjatë orëve më të nxehta dhe të ndalojnë pirjen e alkoolit, kafesë dhe pijeve të gazuara.
Diskutime rreth kësaj post