Territori shqiptar mbetet në ndikimin e valëve të nxehtit afrikan ku termometri do të ngjitet sërisht deri në 41 gradë C në zona të izoluara në Qarqet; Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat Verilindore dhe Juglindore. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 41°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.
Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në pjesën më të madhe të territorit. Por pas – mesdite dhe pasditja sjellin kalim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore por nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Përsa i përket, temperaturave të ajrit; termometri do të ngjitet deri në 37 gradë C në qytetet: Gjakovë dhe Prizren ndërsa parametri i erës, herë pas here do të jetë e fortë deri në 40 km/h.
Diskutime rreth kësaj post