Vajza e ish-Presidentit Donald Trump, Tiffany Trump ka vizituar Shqipërinë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga tvklan,ajo ka zgjedhur të darkojë në një nga restorantet më të njohur të kryeqytetit, në “Padam”, përkrah bashkëshortit të saj dhe pronarit të “Klan Kosovës”, Shkëlqim Devolli.
Këtë moment ka zgjedhur ta regjistrojnë edhe me foto bashkë me pronarin dhe shefin e njohur të kuzhinës, Fundim Gjipali.
Kujtojmë që javën e kaluar, një tjetër figurë e rëndësishme vizitoi Shqipërinë.
Një ndër biznesmenët më të mëdhenj të botës, Jack Ma, themeluesi i grupit “Alibaba” bashkë me stafin e tij të ngushtë zgjodhi të darkonte në restorantin e njohur të premten e kaluar.
Diskutime rreth kësaj post