Karkalecat kanë “pushtuar” Tiranën. Sipas denoncimeve të qytetatarëve të ndryshëm ata gjenden në oborre, ballkone por edhe ambiente të brendshmë të shtëpisë.
Ndërkohë që bëhet me dije se karkalecat janë insekte të zakonshme në kohën e të nxehtit. Veçanërisht në fshatra ata janë të shumtë, por nuk është aspak çudi të të shfaqen pranë vazove të luleve në ballkonet e apartamenteve apo shtëpive private.
Klima e ngrohtë dhe e thatë e këtyre ditëve në Tiranë është faktori që i favorizon karkalecat që të shfaqen të shumtë në ambientet tona. I nxehti i jep atyre kohën e duhur për tu ushqyer, për të grumbulluar ushqim dhe për të siguruar një çiftim ta më produktiv.
Nga ana tjëtër për të gjitë qytetarët që i kanë frikë dhe ndoshta mendojnë se ata mund të jenë të rezikshëm, duhet të qetësoheni.
Karkalecat që kanë pushtuar Tiranën nuk janë aspak të rrezikshëm.
Karkalecat nuk e kanë tendencën për të sulmuar njerëzit. Lloji i karkalecit që rritet në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë nuk klasifikohet si kafshues, por edhe në rast se kjo ndodh, ju do të ndjeni vetëm një pickim minimal dhe asnjë rrezik tjetër.
Nëse ju kafshon një karkalec, gjë që është tejet e rrallë, gjeja e vetme e nevojshme për të bërë është që të pastroni me ujë dhe sapun pjesën ku jeni pickuar. Mos e kruani pjesën ku ju pickon dhe në rast se mund të keni ndonjë anomali tjetër, vendosni pak akull dhe drejtohuni te mjeku.
Diskutime rreth kësaj post