“Summer Cube” ishte në Barcelonë përmes Jona Kazanit. Në një intervistë për Euronews Albania menaxherja e marketingut tregoi disa arsye se përse duhet vizituar ky vend.
Ndër shumë të përmendura, çmimet ekonomike ishin arsyeja kryesore pse Barcelona tërhiqte turistë. Për shembull, një shezlong në plazh kushton vetëm 5 euro.
“Unë mendoj që arsyeja e parë pse vijnë, përveç të rinjve që duan festat e çmendura, pjesa tjetër vijnë për shkak të klimës së ngrohtë që ka Spanja, duke përfshirë këtu një numër të konsiderueshëm të turistëve që vijnë nga Gjermania, Franca apo vendet që janë në veri të Europës. Arsyeja e dytë mendoj që janë dhe çmimet që mendoj se janë goxha të arsyeshme në Barcelonë në krahasim dhe me vendet e tjera, apo dhe me Italinë apo Greqinë,” – u shpreh Kazani.
Diskutime rreth kësaj post