Me një postim në Twitter, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Antonio Tajanin për zgjedhjen e tyre në krye të Forza Italia.
69-vjeçari Antonio Tajani, ministri i Jashtëm i Italisë u zgjodh unanimisht nga këshilli i forza Italia për të kryesur partinë e themeluar nga Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë më 12 qershor të këtij viti.
Duke i uruar suksese në krye të partisë, Basha shprehet me se pret me padurim të takohet e të bashkëbisedojë në familjen e PPE për bashkëpunimin mes PD dhe Forza Italia dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy partive dhe Shqipërisë me Italinë.
Postimi:
“Pres me padurim të diskutoj në EPP perspektivat e ardhshme midis Forza Italia dhe @pdshqiperi dhe mund të forcojë më tej bashkëpunimin për ta bërë edhe më të fortë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”,-shkruan Lulzim Basha.
Non vedo l’ora di discutere in seno al PPE delle prospettive future tra Forza Italia e il @pdshqiperi e di come possano rafforzare ulteriormente la collaborazione per rendere ancora più salda la partnership strategica fra i nostri due paesi.🇦🇱🇮🇹🇪🇺 pic.twitter.com/9xq6NUuHJj
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 15, 2023
Diskutime rreth kësaj post