Goditi me mjet prerës thikë një shtetase, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.
Sekuestrohet mjeti prerës thikë, të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kamber Shevroja”, shtetasi M. B., 69-vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48-vjeçe, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Falë veprimeve të shpejta policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. B., 69-vjeç.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës thikë që autori e përdori gjatë ngjarjes.
Shtetasja V. A., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post