Një ditë pas marrjes së detyrës, ministri i Brendshëm Taullant Balla, ka premtuar luftë sistematike kundër trafikut të lëndëve narkotike.
Ky reagim i Ballës vjen pas arrestimit të dy anëtarëve në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’, ku u goditën katër grupe kriminale që prodhonin dhe shpërndanin drogë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
“Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar. Përgëzime Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar “Rrjeti”. Pres më shumë goditje si kjo”, shkruan Balla.
Ditën e sotme, policia njoftoi se ka arrestuar 2 persona të cilët ishin shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Rrjeti”.
Me arrestimin e tyre ka shkuar në 54 numri i të ndaluarve.
Operacioni “Rrjeti” u finalizua më 29 qershor dhe policia lëshoi 52 urdhër-arreste, ndëra 7 persona i shpalli në kërim. Tre prej tyre vijojnë ende të jenë në arrati.
Diskutime rreth kësaj post