Kanë përfunduar punimet në një nga akset rrugore më të rëndësishme për banorët e Lezhës, bëhet fjalë për rrugën Kallmet – Ungrej, një pikë lidhëse për njësisë administrative Ungrej me qytetin e Lezhës.
Aksi prej 15 kilometrash i shtruar është asfaltuar, duke u bërë kështu një rrugë e rëndësishme agroturistike
Pamjet nga rruga e re janë publikuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në rrjetet sociale një video të rrugës së re në zonën e veriut, që lidh Kalletin me Ugrejn, dy zona të thella në Lezhë por që kanë zhvilluar vitet e fundit agroturizmin dhe sitet e mikpritjet, duke shfrytëzuar prodhimin bio.
Postimi:
“MIRËMËNGJES dhe me këto imazhe të një zone të bukur të Lezhës, ku rruga e re agroturistike Kallmet – Ungrej do të krijojë mundësira të tjera zhvillimi ekonomik e social, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post