Kryeministri Edi Rama, të hënnë e 17 korrikut do të presë në Tiranë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Samitin e Procesit të Berlinit.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC News, se pjesë e takimit që do të zhvillohet mesditën e së hënës rreth orës 12:00 tek Vila Qeveritare 30 do të jenë lidërët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa akoma nuk është konfirmuar nëse do të vijë në takimin informal kryeministri Albin Kurti.
Ky takim ishte paralajmëruar nga Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez Emanuel Macron.
Diskutime rreth kësaj post