Mëngjesin e sotëm, një makimë tip “BMW”, është përfshirë nga flakët në Lushjnj, ku mësohet se në makinë udhëtonin 4 banëtarë të një familjeje.
Ata kanë qenë duke udhëtuar në aksin Lushnje – Fier, kur pranë “Pushimit të Shoferit”, nga ana e drejtuesit të mjetit është vënë re të dalë tym nga pjesa e parme e makinës.
Menjëherë shoferi ka hapur krahun dhe kanë dalë nga makina, e cila për pak minuta u përfshi nga flakët.
Edhe pse ndërhynë forcat zjarrfikëse, mjeti u shkrumbua totalisht.
Sipas dëshmisë së dhënë nga drejtuesi i mjetit, ka qenë një shkëndijë elektrike që shkaktoi zjarrin.
Diskutime rreth kësaj post