Gazetari Ferdinant Dervishi deklaroi në emisonin Review se Arben Ahmetaj mund të vijojë publikimet e materialeve që implikojnë persona të tjerë në aferën e inceneratorëve. Dervishi tha se mesazhi i Ahmetaj, “ose bie koka e mbretit ose dështon revolucioni”, është një kërcënim më i drejtëpërdrejtë se ai i ish-ministrit Saimir Tahiri përpara se ky i fundit të arrestohej.
“Kjo më kujton Saimir Tahirin me atë shprehjen e famshme të Saimir Tahirit, “s’keni parë gjë akoma”, që ishte shprehja që e përdorte shpesh kryeministri. Në rastin e Saimir Tahirit asgjë nuk ndodhi, ne nuk e pamë atë kërcënimin e tij.
Ai zgjodhi heshtjen, nuk e dimë nëse do të zgjedhë heshtjen dhe Arben Ahmetaj. Ka shumë të ngjarë dhe duket se ai posedon dhe ka ndërmend të nxjerrë dokumente të tjera. Ka një histori që përflitet, që jemi në këtë ditë falë Arben Ahmetaj, pasi ka shumë njerëz që besojnë se ishte ai që ia dha opozitës dosjen dhe ia shpjegoi çfarë po bëhej.
Nëse e marrim të mirëqënë se ia dha ky opozitës, atëherë duhet të kuptojmë pikëpyetjen e madhe pse e bëri. Thuhet që janë grupe influence brenda maxhorancës, inate, ka të tjerë që kur duan ta godasin Ahmetajn thonë se e bëri se e kishin mënjanuar nga kjo histori dhe nuk i shkonte më atij pjesa e luanit. Ka të tjerë që thonë se mori një garanci që e ndihmoi dhe të largohej. Ai ia ka dhënë opozitës ndoshta dhe me mendimin se ai ka menduar se do të jetë jashtë në këtë histori dhe me mënyrën s’i e ka fshehur, pasurinë, nga një pronar te tjetri”, tha Dervishi.
Diskutime rreth kësaj post