Çdo verë pasi përfundon shkollën David Gjergji shkon në Shëngjin, jo për të pushuar e bërë plazh por për të punuar. Përgjatë gjithë stinës së nxehtë 14-vjeçari shet misra buzë detit. Ka disa vite që punon e me të ardhurat që mbledh ndihmon familjen.
Davidi tregon per Abc se e ka marrë këtë angazhim për të kursyer, njohur njerëz por edhe për t`u qëndruar larg rrjeteve sociale.
Por Davidi është edhe artsit. Luan në disa instrumente kryesisht të traditës, cifteli, tupan e lahutë.
Dëshiron të studiojë për arte 14-vjeçari tregon se i pëlqen edhe të këndoj, madje ftohet shpesh në evente kundrejt pagesës.
Historia e Davidit nga Lezha është një leksion se mund t`ja dilet edhe të mësosh me rezultate të larta, të ndjekësh pasionet por edhe të punosh, sigurisht nëse ekziston dëshira e vullneti.
Diskutime rreth kësaj post