Milena Milatoviç, bashkëshortja e presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, u bë kryefjala e mediave për shkak të kritikave që mori në Twitter për veshjen e saj gjatë një fjalimi në Cetinje me rastin e Ditës së Shtetit të Malit të Zi.
Ajo është shfaqur me një fustan të gjatë të verdhë i cili i ekspozonte gjoksin e saj.
Në rrjetet sociale ka pasur reagime kundër dhe pro veshjes së bashkëshortes së Milatoviçit.
“Kjo vërtet nuk i përshtatet Zonjës së Parë”, “A është parë në pasqyrë para se të dilte nga shtëpia?”, “Çfarë elegance. Të tregosh thithat është e drejtë”, “Pak vulgare për zonjën e parë”, ishin disa komente në Twitter.
Gkithashtu, Milatoviç nuk ka rezistuar pa u dhënë një përgjigje të gjithë kritikësve të saj.
“Më duhet të zhgënjej publikun në Twitter. Nuk ka të bëjë me trupin, por me tekstilin”, shkroi Milatoviç.
Milena është drejtoreshë e financave dhe çështjeve ekonomike në sistemin e transmetimit elektrik të Malit të Zi.
Çifti ka tre fëmijë, Sara, David dhe një vajzë më të vogël, Ana, e cila lindi në mes të shkurtit të këtij viti.
Diskutime rreth kësaj post