Gjatë seancës së sotme parlamentare u votua pothuajse në unanimitet në favor të kërkesës së Prokurorisë së posaçme për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Ndërkohë, gjatë pasdites, kreu i qeverisë, Edi Rama në një mesazh për të gjithë shqiptarët, e cilësoi Reformën në Drejtësi si një nga më të rëndësishmet në vendin tonë.
Ai e bëri të qartë se nujk pajtohet me askën që del nga rruga e përbashkët dhe punon për xhepin.
“Kur kam thënë se duam një drejtësi të re, të pavarur nga pushteti i politikës, të aftë për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta, nuk kam qenë vetëm lider i opozitës, por am qenë edhe kryeminsitër i Shqipërisë. Nuk jam mjaftuar me fjalët e mëdha për nevojën e Reformës në Drejtësi, por jam përpjekur pa pushim për ta miratuar atë. Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe përpara tyre, qoftë atyre që më kanë zgjedhur, qoftë atyre që nuk më kanë zgjedhur, për ta udhëhequr këtë përpjekje, unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim duke e kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në një mundësi për të fryrë xhepin. Për hir të këtij misioni dhe për t’i kthyer shqiptarëve, me sa fuqitë e mia ma lejojnë, unë jam gati të mbaj baltën e pambarimtë që kundërshtarët e të gjitha llojeve më hedhin, por nuk do mbaj kurrë mbi shpinë bashkë me PS, askënd.”-shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post