Elbasani, një nga qytetet që është prekur më tepër nga vala e të nxehtit afrikan, me temperatura që arrin 41 gradë Celsius.
Gjithashtu me 41 gradë Celsius është shënuar edhe Berati, ndërsa në Tiranë, Fier, Lushnjë, Përmet, Tepelenë temperatura arrin 40 gradë Celsius. Në Kukës dhe Has termometri regjistron 40 gradë.
Qytetarët në Elbasan që nuk kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi apo të shkojnë në plazh, shihen në rrugët e qytetit me shishe me ujë në duar. Disa prej tyre shfrytëzojnë edhe një burim me ujë të pijshëm. Kryesisht të populluar janë parqet me të moshuarit apo fëmijët që kanë zgjedhur ta kalojnë aty një pjesë të ditës.
Sipas meterologes Lajda Porja, kjo valë e të nxehtit pritet të zgjasë për të paktën 3 javë.
Diskutime rreth kësaj post