Anëtarësimi i Suedisë në NATO është në diskrecionin e parlamentit turk, ka thënë presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Sipas mediave të huaja, Erdogan foli me shtypin në aeroplanin e tij presidencial të enjten, duke u kthyer nga një samit dy-ditor i NATO-s në kryeqytetin Vilnius të Lituanisë.
“Autoriteti për të miratuar protokollet e pranimit të Suedisë është Asambleja e Madhe Kombëtare Turke. Ka një proces që po zhvillohet tani”, citohet të ketë thënë ai. “Parlamenti ynë do të ndjekë hapat e ndërmarrë dhe do të marrë vendimin e duhur në përputhje me interesat e vendit tonë”.
Të hënën, përpara samitit të NATO-s, Erdogan ra dakord t’i përcjellë parlamentit turk kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n pas një takimi trepalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson në kryeqytetin lituanez Vilnius.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Edhe pse Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo pret që Suedia të përmbushë angazhimet e saj “për të mos u dhënë strehë terroristëve dhe mbështetësve të terroristëve”- tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post