Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka reaguar pas dhunës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Në një postim në Twitter, Hovenier shkruan se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.
“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier.
Diskutime rreth kësaj post