Shefqet Hysa është kultivuesi i bimës së livandës në Gramsh, vend të cilin së fundmi e ka vizituar dhe reklamuar edhe kryeministri Rama, për fushat e mbushura me këtë lule të veçantë.
Hysa tha këtë të mërkurë në një intervistë për Euronews Albania se ai ka 30 vite që merret me kultivimin e kësaj bime dhe shtoi se gjatë një viti ai mund të prodhojë
“Kam mbi 30 vite që merrem me kultivimin e livandës dhe mendoj se kam një përvojë të mjaftueshme. Është bimë me leverdi nga e cila mund të vjelim në këtë sezon mbi 200 ton. Sjellë përfitime të mira, por duhet gjetur momenti i gjetjes së tregjeve, ne na mungon kjo gjë.
Kultivuesi i livandës tha se këtë bimë e eksporton jashtë shtetit.
“Unë e eksportoj në Austri. Prioriteti im për kultivimin e kësaj bime është se unë e kam të certifikuar organike. Unë me këtë punë merrem. Kjo përdoret në fushën e kozmetikës. Ajo shkon deri në 5 euro kilogrami”,-tha kultivuesi.
Diskutime rreth kësaj post