Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, reperit Feronit Shabani, i njohur për publikun si “Fero”.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan. Ai tha se masa e paraburgimit është caktuar nga gjykatësja e procedurës paraprake Mevlide Shabani.
Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli. Kjo e fundit e shqetësuar dhe në gjendje të rëndë është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.
Reperi e ka goditur me grusht e më pas ia ka thyer edhe telefonin e saj personal. Sakaq, i ka kërcënuar me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.
Diskutime rreth kësaj post