Situata e tensionuar në Kuvend paraditen e sotme nuk ka përfshirë vetëm maxhorancën me opozitën, por edhe deputetë të maxhorancës me njeri-tjetrin.
Në një video të siguruar nga Balkanweb, shihet ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që debaton ashpër me deputetin Erion Braçe.
Për shkak të zhurmës së krijuar, nuk kuptohet se cili është thelbi i debatit mes dy deputetëve socialistë, por e gjithë skena e krijuar ndodhi gjatë kohës ku opozita kërkonte futjen në rend të ditës së kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Diskutime rreth kësaj post