PS ka rënë dakord për t’i dhënë autorizmin e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetajt. Më herët deputetët e opozitës, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Greta Bardeli dhe Saimir Korreshi kanë dorëzuar raportin rekomandues për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Raporti do t’i drejtohet seancës plenare të Kuvendit që do vendosë për rastin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Ndërkohë, PS vendosi që seanca gjatë së cilës do të vendoset për imunitetin e Ahmetajt të mbahet të hënën në orën 17.00.
Diskutime rreth kësaj post