Avokati i Arbër Paplekajt, Mirash Martinaj ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Elbasanit, e cila e dënoi klientin e tij me 22 vite burg për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani.
Ngjarja në fjalë ndodhi më 21 prill të vitit 2021 në Elbasan. Në një prononcim për mediat, Martinaj tha se ka pasur përpjekje për të fshehur episode të ngjarjes.
“Në dy vite që ka vazhduar ky gjykim, kam ndjerë dhimbjen e familjarëve të viktimave. Ka pasur një përpjekje për të fshehur episodet e ngjarjes dhe aktet e dhunshme që e kanë deformuar ngjarjen. Ky ka qenë parimi ynë. Është provuar që Paplekaj qëlloi me armë, por nuk është dashur të dëgjohen rrethanat. Duhet të ketë kurajo nga ana e gjykatës dhe prokurorisë për të hetuar.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post