Projektligji për kanabisin në vendin tonë u miratua në parim sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës.
Miratimi është shoqëruar me debate nga opozita, e cila kërkoi që projektligji të mos votohej pasi nuk ka informacion të mjaftueshëm. I pranishëm në komision ishte gjithashtu edhe deputeti democrat, Saimir Korreshi.
Gjatë fjalës së tij Korreshi ironizoi projektligjin duke thënë se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës, të cilët të jepnin eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.
“E mira është ti marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lart, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë shpi bari gjynah të vijnë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti. A po flasim për hashashin tani”, tha Korreshi.
Diskutime rreth kësaj post