Aulona Musta ishte nisur për të udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Barcelonës, por është përballur me një situatë të pakëndshme me kompaninë Wizz Air.
Udhëtimi për të cilin moderatorja ishte nisur me bashkëshortin e saj u shty dy herë orarin e më pas kompania ajrore Wizz Air anuloi fluturimin dhe Aulona tregon LIVE se si u detyruan të kthehen në shtëpi.
“Nga ora 04:30 deri tani isha në aeroport, do të nisesha për në Barcelonë. Na erdhi informacioni që u shty, pastaj u shty prapë dhe më pas u anulua fluturimi me Wizz Air për në Barcelonë. Kjo është hera e tretë që udhëtoj me Wizz Air, ka pasur vonesa shumë të mëdha dhe kjo është e treta e vërteta që unë të konfirmoj se nuk do të udhëtoj kurrë më me Wizz Air, sidomos në këto oraret e vona. Nuk na thanë asgjë, thjesht që duhet të prenotojmë për nesër, Tani po iki në shtëpi”, thotë aulona Musta në profilin e saj në Instagram duke bërë tag edhe kompaninë, e cila si zakonisht nuk pritet të reagojë.
Albeu.com ka denoncuar me dhjetra raste ku qytetarë që mbeten në aeroporte duke pritur për orë të tëra apo fluturime që anulohen papritur janë një panoramë thuajse e përditshme e WizzAir.
Futja e kompanisë së fluturimeve Low Cost Wizz Air në Shqipëri pritej që të ulte pak çmimet si edhe të përmirësonte shërbimin, por duket se të dyja këto janë ende larg…
Diskutime rreth kësaj post