Gazetari Adriatik Doçi ka nxjerr në pah fijet që tregojnë lidhjet e ish-ministrit Arben Ahmetaj me kryetarin e PL, Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Shkëlzen Berishën si dhe me shumë biznesmenë të tjerët të cilët janë të përfshirë në afera të mëdha korruptive.
Doçi thotë se janë duke u fshehur provat edhe për një tjetër ‘peshk të madh’ i cili ka përfituar pasuri dhe para në mënyrë të paligjshme.
Reagimi:
Si po tentohet të mbulohen lidhjet korruptive të Arben Ahmetajt me dhjetëra biznesmenë dhe disa gazetarë duke përdorur si çadër Zoton e Mërtirin, fshihen provat për një tjetër ‘peshk të madh’
Ashtu siç edhe perceptohet nga publiku dhe u kallëzua në SPAK nga unë në shkurt të këtij viti, dosja me mbi 300 faqe e SPAK e vizaton Arben Ahmetajn si një fakultet korrupsioni.
Edhe pse dosja e SPAK konsiston vetëm në rolin e Arben Ahmetajt në çështjen e inceneratorëve, duke mos prekur privatizimet, rindërtimin dhe fondet e pandemisë, në pah dalin lidhje të Ahmetajt me dhjetëra biznesmenë, disa nga të cilët i ka përdorur për kamuflimin e pasurive të paligjshme.
Në dosjen e SPAK dalin në pah fijet e interesave të Ahmetajt me biznesmenët Vladimir Kosta, Mond Begon, Besmir Prifti, Andi Boni, Gerian Kuke, Artan Gjokaj, Ervin Manushi, Gazmir Bregu si dhe me oligarkët kryesor në vend.
Me secilin prej tyre, Arben Ahmetaj ka pothuajse një histori korrupsioni, me pasojë vjedhjen e pasurive dhe parave publike.
Për të sulmuar ish shokët dhe mosekspozuar aferat e tij, Arben Ahmetaj ka rekrutuar edhe disa gazetarë, të cilëve u ka hapur televizion, i mban me para cash, puro, udhëtime, karkeleca, dhurata dhe verëra të shtrenjta.
Për këtë raport korruptiv ka foto, video duke numëruar paratë cash, qindra SMS, rezervime etj. Episode më vete janë lidhjet e Ahmetajt me Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Shkëlzen Berishën si dhe me disa botues të korruptuar që nuk paguaj taksa, pastrojnë para dhe kanë marrë pasuri publike.
Pavarësisht kësaj panorame që na jep dosja e SPAK, raportimet mediatike janë fokusuar tek raporti i Arben Ahmetajt me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, lidhjen me të cilët Ahmetaj e ka mohuar, por prova tregojnë të kundërtën, një e vërtetë që dihet prej 3 vitesh.
Roli i Arben Ahmetajt si pronari real i inceneratorëve, u fsheh nga prokurori Klodian Braho, nga prilli 2022 deri në shkurt 2023. Braho ishte instruktuar për të goditur vetëm ish shokët e Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës.
U desh kallëzimi penal i shkurtit 2023 që skenari Ahmetaj-Meta të dekonspirohej dhe hetimet të merrnin një rrjedhë tjetër.
Por, edhe gjatë fazës së dytë të hetimeve, pasi Altin Dumani i hoqi dosjen nga duart Klodian Brahos, janë fshehur provat për një tjetër ‘peshk të madh’, i cili ka përfituar pasuri dhe para në mënyrë të paligjshme.
Nuk ka dyshim se emri i tij ka dalë dosa herë gjatë hetimeve, por çuditërisht nuk figuron në dosjen e Ahmetajt, ashtu siç nuk figuronte Ahmetaj në dosjen për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Zoton etj.
Diskutime rreth kësaj post