Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani, në një interviste ka folur në lidhje me dhunën e ushtruar në drejtim të kushërinjve Maja në Fushë Krujë, nga fisi i deputetit tashmë të dorëhequr Rrahman Rraja. Zagani u shpreh se pamje të tilla dëshmojnë provën se grupet kriminale që ndërhyren me politikën janë më të fuqishme se vetë shteti. Ish-oficeri ka treguar dhe detaje te reja për Taulant Ballën ku shprehet se sot ai duhet të ishte në burg pasi kur ka qene deputet merrte para nga njerëzit që donin të kalonin në Rinas.
“Ajo që ndodhi nuk është një gjë e re për shqiptarët, ata janë ndjerë më të fuqishëm se vetë shteti. Drejtuesit e Rilindjes u shfaqën m e shkopinj gome. Nuk kam çfarë të shtoj për rastin konkret, por dua tju bëj një lidhje me rastin e efektivit të Policisë Emiljano Nuhu, i cili u largua nga sytë këmbët, për shkak të dhunës së këtyre personave. Nëse ne nuk do të kishim atë video që ata reklamonin dhunën që ushtronte, edhe në këtë rast nuk do të kishim zhvillime. Ligji është shpërdoruar shpesh nga politika, por jo në këtë fazë që e ka çuar tashmë Rilindja, nëse policia e shtetit do të ishte eficdente, jo nuk do të kishim atë video, por do kishim rend dhe siguri të një niveli tjetër. Para se të arrinim në këtë pikë, duhej të zbatohej ligji që në fillim kur këta njerëz kishin këto probleme. Pa këta njerëz krimi i organizuar nga e ka pushtetin”, u shpreh Zagani.
I pyetur nga moderatorja Xhilda Kondi, nëse një ditë mendon të kthehet në Shqipëri, Zagani tha se shpresat janë shuar sa kohë që në vendin tonë nuk funksionon drejtësia.
“Sa të kem frymën unë nuk shpresoj që në Shqipëri të ketë një shtet të së drejtës, pasi është instaluar e keqja prej 30 vitesh. Ju e shihni vetë çdo ditë që krimi i organizuar i ka të thella tentakulat në të gjitha qelizat funksionale të shtetit, dua të kem pak shpresë te ndërkombëtarët, por dhe ajo është shndërruar në shumicën e rasteve në politikë personale. Nuk ka ditë që nuk e mendoj rikthimin në Shqipëri, por tani jam dorëzuar, pasi nuk kam asnjë lloj shprese që e drejta të funksionojë për qytetarin”, tha Zagani, ndërkohë që për emërimin e Tualant Ballës në krye të ministrisë së brendshme, tha se do t’i hapet më tej rruga dominimit të krimit të organizuar.
“Vetëm fytyrën e ministrit, Bledi Çuçi ka qenë më pak i përfoluri për masakrat e krimit të organizuar. Për Taulant Ballën nuk kam çfarë flas, pasi vetëm 10% e asaj që kanë folur mediat të jetë e vërtetë, ai sot do të duhet të ishte në burg. Unë kam qenë oficer policie kur Taulant Balla ka qenë deputet dhe merrte para nga njerëzit që donin të kalonin në Rinas. E kuptoni se në çfarë gjendje është shteti, por liderit ky personazh i duhet”, vijoi më tej Zagani.
Diskutime rreth kësaj post