Akoma pa përfunduar “Big Brother Vip 2”, u bë me dije se do të ketë një sezon të tretë. Pas bujës që kishin personazhet e edicionit të dytë, tani sy e veshë jemi për personazhet që do të bëhen pjesë në të tretin.
Disa emra janë aluduar, ndërsa pyetja nëse do të jetë apo jo në “BBV3” nuk shpëton pa iu bërë asnjë personi publik në intervista.
Për mikrofonin e “Pushime on Top” ka folur së fundmi Soni Malaj, e cila e pyetur nëse do të jetë në “BBV3” tha “jo” pasi nuk është format për të.
“Jo, jo. E ndjek se është format shumë i lezetshëm, por nuk është për mua”, u shpreh Soni Malaj.
Diskutime rreth kësaj post