Pas kërkesë së SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Këshilli i Mandateve do të mblidhet këtë pasdite. Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Theksojmë se ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie. Mësohet se sipas urdhrit mbledhja e Këshillit do të jetë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
“Rendi i ditës është si më poshtë: Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dhënie autorizimi nga Kuvendi për arrestim/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqiperisë, z Arben Ahmetaj”, thuhet në njoftimin e firmosur nga kryetarja e Kuvendit Lidnita Nikolla.
Kujtojmë që një ditë më parë SPAK ju drejtua me një kërkesë Kuvendit, ku këkroi dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj.
Diskutime rreth kësaj post