Luiz Ejlli është padyshim kryefjalë e çdo media rozë në vendin tonë. Jo vetëm për historinë e dashurisë së krijuar me Kiara Titon, por edhe për karakterin e treguar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Së fundmi, Luizi është bërë pjesë e një projekti kinomatografik. Së bashku me Olta Gixharin janë aktorët kryesorë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
E pikërisht për këtë ka folur edhe Luizi, i cili ka thënë se Olta si një aktore ka shumë kërkesa. Ai madje ka thënë se skena më e vështirë gjatë xhirimit ka qqenë puthja me Oltën që është zjiruar 7 herë, ndërsa momneti më i bukur kërkesa e divorcit.
“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, mund ta quaj puthja e djallit.
Ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova. Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi’, tha Luizi për “TAS”.
Diskutime rreth kësaj post