Një 3-vjeçare e cila u raportua e zhdukur nga prindërit në plazhin e Spillesë është gjetur nga kuadra e Njësisë Policore Detare që monitoron vijën bregdetare në qarkun Durrës.
“Policia Kufitare e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Skuadrat e Njësisë Policore Detare që operojnë në qarkun Durrës, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe ardhjes në ndihmë të qytetarëve dhe pushuesve në nevojë, rreth orës 17:00 kanë marrë njoftim nga një shtetas nga Elbasani, i cili po pushonte me familjen në plazhin e Spillesë, se vajza e tij 3-vjeçare kishte humbur kontaktet me prindërit dhe nuk po e gjenin dot”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare nëpërmjet Jet Ski, brenda pak minutave shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur lokalizimin e 3-vjeçares që lëvizte e vetme përgjatë vijës bregdetare.
Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar 3-vjeçaren tek prindërit.
Diskutime rreth kësaj post