Bledi Çuçi ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra si MInistër i brendshëm nga ana e kryeminsitrit Edi Rama.
Në postimin e tij Çuçi falenderon kreun e qeerisë për bashkëpunimin që patën gjatë kohës që ai mbajti pozicionin e Ministrit të Brendshëm, për mbështetjen që i ka dhënë.
Gjithashtu Çuçi i uron suksese në detyrë pasardhësit të tij Taulant Balla.
Postimi i Çuçit:
“Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.
Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues.
Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.“-shprehet Çuçi.
Diskutime rreth kësaj post