Vëllai i Jashar Majës, të dhunuarit në sherrin masiv në Krujë nga fisi Rraja ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.
Ai u shpreh se pas skandalit, nuk kanë pasur komunikime me fisin Rraja ndërsa shtoi se vëllanë dhe kushëririn e tij, fillimisht i çuan në komisariat e më pas në spital.
Sipas tij ka qenë ky që i ka marrë nga oborri i policisë dhe i ka dërguar në spital dy të lënduarit, teksa ishin gjakosur si pasojë e plagëve.
“ Nuk kemi pasur komunikime me familjen Rraja. Kam qenë në punë, më ka marrë vëllai në telefon dhe më thonë më kanë rrahur mua dhe Bilbilin. Më tha hajde se jemi keq. I kam gjetur në oborrin e policisë. I thashë pse po i mbani këtu ndërkohë që po u rridhte gjak nga koka. Ata ishin shumë keq. Para ngjarjes ne kemi bërë protesta, kemi bllokuar gurore dhe rrugën e gurores. S’kemi bllokuar autostradën. Ka ardhur policia dhe na ka kërkuar në emër të komisariatit 5 persona. Shkuam atje dhe vetëm presion na kanë bërë. Na kanë thënë që po të dalësh atje dhe bllokon punimet e gurores, bën vepër penale. Shtëpitë janë plasaritur, nuk e di se si do rregullohen. Ne kemi kërkuar që të punohen me kritere, sepse po na shkatërrohen shtëpitë. Jemi ankuar dhe në Bashki” tha ai për “Euro News Albania”.
Diskutime rreth kësaj post