Tre të rinj, 26, 22 dhe 20-vjeç, janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhjen e 2 viçave, ata u shpallën fajtorë për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, pasi tetorin e vitit të kaluar vodhën dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Gjatë zbardhjes së ngjarjes nga forcat e komisariatit nr. 5 u arrestuan si pjesë e grupit edhe dy të mitur, për të cilët është pushuar hetimi për shkak të moshës së mitur, 16-vjeçare.
Ajo që çuditi hetuesit, ishte fakti se një prej viçave të vjedhur ishte fshehur në ballkonin e katit të katërt të një pallati në Kamëz.
3 të rinjtë e penduar për veprën penale, u dënuan me nga 4 muaj burg secili me gjykim të shkurtuar.
Prokuroria kishte kërkuar për ta dënimin me nga 6 muaj, ndërsa gjykata vendosi pezullimin e burgimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 1 vit.
Diskutime rreth kësaj post