Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me Dritan Abazoviçin të mbajtur dje në Podgoricë, e ka krahasuar Albin Kurtin me heroin Oso Kuka, për të cilin ka thënë se si ai, është mbyllur në kullë dhe po lufton heroikisht me perandoritë e mëdha.
Por, si duket Rama nuk e dinte se Oso Kuka nuk ishte rasti më i mirë për t’u përmendur në këtë rast.
Siç dihet, Oso Kuka (1812 ose 1820 – 12 qershor 1861) ka qenë një kapiten i rojeve të kufirit osmano-malazez.
Mes konflikteve të shpeshta mes Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi në shek.
XIX, Osman Bejtullah agë Kuka (i njohur si Oso Kuka) i rrethuar nga ushtarë malazezë në një kullë në ishullin Vraninë, ai e hodhi në erë atë duke vrarë veten dhe shumë nga ushtarët malazezë.
Por çfarë tha Rama duke bërë batuta me gazetarët?
Rama fillimisht i pyeti ata nëse e njohin Oso Kukën, heroin shkodran, dhe më pas vazhdoi:
“E njihni ju Oso Kukën këtej nga Mali i Zi apo jo? Keni me siguri ndonjë Oso Kukoviç që është futur në kullë ka luftuar me të gjitha perandoritë dhe është vrarë heroikisht”, deklaroi Rama.
Diskutime rreth kësaj post